'Shumica e pompave të hidrovorit në Porto Romano nuk punojnë', Berisha: Përmbytja në Durrës u ndihmua nga korrupsioni
Kryetari i Partisë Demokratike ka postuar një mesazh në faqen e tij në facebook pas përmbytjeve masive në Qarkun e Durrësit
“Përmbytja u ndihmua nga korrupsioni” shkruan kreu demokrat duke shpjeguar edhe gjendjen e portave të Hidrovorit në Porto Romano.
Mesazhi:
Kjo ishte gjendja e portave të hidrovorit të Porto Romanos dje pas dite! Përmbytja u ndihmua nga korrupsioni.
E para nuk duket me siguri nëse punon
E dyta punon.
E treta nuk punon.
E katërta dhe pesta punojnë.
E gjashta dhe e shtata nuk punojnë.
E teta dhe e nënta nuk punojnë.