Ujrat e Vjosës - Zona e Novoselës në rrezik, gati evakuimi i banorëve

Situata si pasojë e rritjes së ujit në Lumin Vjosë po përkeqësohet situate në shumë zona të Vlorës

Me kalimin e orëve, situata në njësinë administrative Novoselë po rëndohet si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, duke krijuar rrezik për banorët dhe pronat e zonës.

Ndërkohë që forcat e emergjencave janë në terren për të asistuar banorët në rast nevoje për evakuim, ashtu edhe për marrjen e masave të duhura për shpëtimin dhe sigurinë e bagëtive.

Pushteti lokal u ka bërë thirrje banorëve të ndjekin me përpikëri udhëzimet e strukturave në terren dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara, deri në normalizimin e situatës.