Gjermani/ Aksidentohet familja shqiptare po kthehej nga vendlindja! Mes 6 të plagosurve në spital, 3 fëmijë të mitur
Gjashtë persona, mes tyre, tre fëmijë të vegjël, anëtarë të një familjeje shqiptare u plagosën në një aksident në Liedermatte të ndodhur mëngjesin e sotëm (7 janar) Waldshut - Tingen të Gjermanisë, afër kufirit me Zvicrën.
Një kamion u përplas me makinën në të cilën udhëtonte familja shqiptare e cila po kthehej nga Kosova.
Aksidenti ka ndodhur pak minuta para mbërritjes në vendin ku jetonin.
Familje me pesë anëtarë dhe shoferi I kamionit u plagosën në aksidentin e ndodhur rreth orës 08:00
Shkaku i aksidentit është ende plotësisht i paqartë, tha zëdhënësi i policisë shkruajnë mediet gjermane ndërsa një person u bllokua në makinë nga përplasja dhe u desh të nxirrej nga zjarrfikësit
Familja shqiptare, prindërit e tre fëmijët e vegjël një deri në 3 vjeç ishte me origjinë nga fshati Ratkoc i Rahovecit. Të aksidentuarit kanë pësuar lëndime të rënda.
Fëmijët e lënduar janë të moshës pesë muajsh dhe tre vjeç dhe disa u transportuan me helikopterë shpëtimi në spitalet e fëmijëve. Shkalla e lëndimeve të tyre është aktualisht e paqartë. Disa helikopterë shpëtimi u aktivizuan.
Për shkak të aksidentit autostrada B34 mbeti e bllokuar për një kohë të caktuar.