Verona ‘kockë e fortë’, Napoli lë dy pikë në ‘Maradona’
Përballa me Veronën në ‘Maradona’ rezultoi shumë më e vështirë sesa parashikohej për Napolin e Contes, që u ndal në një barazim 2-2 përballë publikut të vet.
Kampionët e Italisë e nisën keq ndeshjen dhe gjetën veten në disavantazh dy golave që në pjesën e parë. Fillimisht, Frese shënoi me një goditje fantastike me takë në minutën e 16-të, ndërsa Orban realizoi një 11-meërsh në minutën e 27-të, duke çuar Veronën në avantazh të dyfishtë.
Në pjesën e dytë, Napoli u hodh në sulm për të rikuperuar. McTominay shkurtoi diferencën, ndërsa dy herë vendasve iu anulua goli. Përfundimisht, në minutën e 82-të, kapiteni Di Lorenzo realizoi golin e barazimit, duke shpëtuar një humbje që mund të kishte qenë dramatike. Verona pati mundësinë të fitonte me Giovane-n, i cili humbi një rast të pastër për golin e fitores.
Skuadra e Conte-s shmang një humbje që do të kishte ndikuar rëndë sidomos për moralin, por nga ana tjetër Napoli humbi dy pikë të vlefshme në garën për titullin.