Kritike/ Vjosa del nga shtrati, rrezikon të kalojë argjinaturën, banesat në rrezik! 13 familje të evakuara deri tani

Situata në lumin Vjosë vijon të mbetet kritike. Prurjet janë në nivelin 8,6 metra, duke u kthyer në një rrezik serioz. Vjosa ka dalë nga shtrati dhe rrezikon të dalë nga argjinatura duke u kthyer në një kërcënim serioz, raporton për Syri TV gazetari Gentjan Këllçiu.

Deri tani janë 13 familje që janë larguar nga zona e rriskut por nëse prurjet do të rriten pritet të ketë dhe evakuime të tjera. 

Një qytetar i shqetësuar shprehet: “Nuk po merren masa, vijnë policët, rrijnë aty pa pik turpi. Po doli rrezikoj t’më përmbytet shtëpia.”

Qytetarët denoncojnë mungesën e veprimeve konkrete për të parandaluar dëmet nga institucionet. Syri TV sjell pamjet nga vendi i ngjarjes.