SYRI TV/ Deputetët e PD-së inspektojnë zonat e prekura nga përmbytjet: Qytetarët u braktisën
Deputetët e e PD kanë inspektuar në terren situatën e përmbytjeve në disa prej zonave më prekura. Nga Durrësi në Elbasan, deputetë dhe përfaqësues të PD-së takuan banorët e prekur nga përmbytjet teksa denconcuan papërgjegjshmërinë e qeverisë dhe pushtetit lokal. Ata theksuan se ajo që po ndodh nuk është vetëm fatkqësi natyrore por keqqeveisje,ndërsa bënë thirrje të merren menjeherë masat.
Nga Syri TV
Deputetët e Partisë Demokratike kanë ndjekur nga afër situatën e përmbytjeve në vend, për të cilën thanë se nuk është vetë katastrofë natyrore por përgjegjësi e keqqeverisjes.
Deputeti dmeokrat Oerd Bylbashi, ishte pranë banorëve të prekur nga përmbyetjet në zonën e Durrësit, ku denoncoi sesi ata nuk kanë marrë ende dëmshpërblimet e përmbytjeve të shkuara, ndërsa hodhi akuza për shpërdorimin e 30 mln eurove për sistemin e kanalizimit.
Deputeti Gent Strazimiri pa nga afër situatën e banorëve në zonat Sukth, Gramës e Thumanë në Bashkinë Krujë, nga ku ngriti shqetësimin për neglizhencën institucionale, mungesën e masave parandaluese dhe braktisjen e plotë të banorëve nga shteti.
Në Gjirokastër, deputeti demokrat Tritan Shehu akuzoi qeverinë se i ka privuar këtij qarlu fondin e kontigjencës 20 mln euro për emergjencën civile ndërsa thekson se situata e përmbytjeve në Gjirokastër është krim i paralajmëruar
Ndërkohë në Vlorë e Selenicë kryetarët e PD-ve të degeve, Hysni Sharra e Leonard Rakipaj dhe këshilltari Atird Hoxha inspektuan rrëshqitjen e dherave që sollën përmbytjet në fshatin Vajzë ku denoncuan mos nderhyrjen e strukturave vendore
Në Elbasan, deputetët e qarkut, Tomorr Alizoti, Blendi Himci e Klodiana Capja, panë nga afër dëmet e shkaktuara nga përmbytjet ndërsa bënë thirrje të merren masat
Edhe deputeti i PL-së, Tedi Blushi ishte krah banorëve të prekur në Durrës, i cili tha se kjo situatë vjen prej korrupsionit qeveritar ndërsa i bëri thirrje Edi Ramës të kthehet nga pushimet e shtetit të vihet në këmbë.