Prurjet e mëdha në përroin e Sopotit çajnë tokën në lagjen Zinxhira, Gjirokastër! Shihni pamjet...
Lagja Zinxhira në Gjirokastër po përballet me situatë të rrezikshme pas prurjeve të mëdha nga përroi i Sopotit, të cilat kanë shkaktuar çarje të tokës dhe rrezikojnë banesat pranë tij. Banorët janë në alarm, ndërsa autoritetet nuk janë prezente, ku mungesa e masave parandaluese ka lënë qytetarët të ekspozuar ndaj dëmeve potenciale.
Shihni pamjet që tregojnë gjendjen dramatike të tokës dhe përmbytjet që mund të kërcënojnë jetën dhe pronat e banorëve. Syri TV sjell detajet e fundit nga vendi i ngjarjes.