'Hera e parë që Gjirokastra përmbytet në një gjëndje të tillë' Gazetarja: Dëmet janë të mëdha
Në Gjirokastër situata mbetet kritike. Vërshimi i ujit në qytet gjatë pasdites së djeshme në lagjet e brendshme ka marrë para automjetet ndërsa dherat e inertet kanë përfunduar në rrugë e biznese të qytetit duke shkaktuar dëme në qindra mijëra euro.
“Dëme të mëdha janë shkaktuar në bizneset e lagjes ’18 shtatori’. Kemi dëmtime të shumta të automjeteve që kanë qenë të parkuara. Hera e parë në histori që Gjirokastra përmbytet në një gjëndje të tillë’ raporton gazetarja Ervina Shehu për emisionin 'Task Force'
Një zonë problematike mbetet Ura e Lumit që lidh rrugët nacionale. Makinat kalojnë me vështirësi të madhe në këtë segment.
Ka banesa të përmbytura dhe dëmet e bizneseve janë të mëdha. Ka dëmtim të rrugëve dhe në Lunxheri, shkarje massive dheu pranë Kalasë duke bllokuar segment rrugor të kalldrëmit.
Ende prefektura nuk ka dhënë një bilanc të dëmeve.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme situata ka qenë tepër e vështirë nga vërshimi I ujit, madje disa banorëve u rrezikua jeta.
Në aksin Gjirokastër- Tepelenë ka shkarje dhe drejtuesit e mjeteve u bëhet thirrje të bëjnë kujdes. Në këtë aks kalohet me një sens.
Kujtojmë se Gjirokastra drejtohet nga kryebashkiakë socialistë prej 26 vitesh.