Denoncimi i kryetarit të PD-së Kurbin: Ku kanë shkuar 230 mln lekët e buxhetit të parashikuara për kullimet

Kryetari i PD-së së Kurbinit, Edmond Shkoza ka denoncuar me fakte, zhdukjen e 230 mln lekëve të buxhetit të bashkisë së Kurbinit, që ishin destinuar për pastrimin e kanaleve dhe kullimin.

Sipas tij, eskavatorët dhe mjetet e bashkisë nuk kanë punuar asnjë ditë.

‘Buxheti i vitit 2025 i bashkisë Kurbin parashikoj për ‘Ujitje dhe Kullime’ për gjatë (12 muajve) të ketë një buxhet prej 24.261.270 lekë të reja ose e thënë ndryshe rreth 230 milion lekë të vjetra.

 Sa para parashikonte buxheti i 2025 në një vit, në një muaj dhe një ditë!

1. Buxheti vjetor (240 miljon lekë të vjetra në një vit)

2. Buxheti mujor (22 miljon lekë të vjetra në një muaj)

3. Buxheti një ditë (664 mije lekë të vjetra në një ditë)

Një pyetje për gjithë banorët e Kurbinit sa nga ju keni parë eskavatorin e bashkisë Kurbin (i cili është pronë e bashkisë) gjatë verës duke punuar në sistemin e kanalizimeve dhe kullimit në gjithë territorin e bashkisë Kurbin?

Ku kanë shkuar 240 miljon lekë të vjetra nga buxheti i 2025 për ‘Ujitje dhe Kullime’?

Pse kryetarja e bashkisë ka frikë tu dalë përballë qytetarëve Kurbinas në këtë ditë t’merri për banesat e tyre dhe familjet e tyre?

Janë dhënë ndërsa punimet nuk janë kryer!!!’, shkruan Edmond Shkoza duke publikuar edhe dokumentin e buxhetit.