SYRI TV/ Durrësi nën ujë/ 4 mijë banesa dhe biznese u prekën nga përmbytja! Hidrovori 20 milionë euro, jashtë funksionit

Ndonësë kanë kaluar 24 orë nga reshjet intensive që përmbyten Durrësin, uji nuk është larguar dhe pse gjatë natës nuk ka pasur reshje. Kjo ndodh për shkak sepse hidrovori që u kushtoi 20 milionë euro nuk është eficent, duke bërë që kolektorët të mos tërheqin ujin, teksa një tjetër arsye është dhe bllokimi i kanaleve të ujrave të larta. Uji është në oborret dhe në brendësi të banesave të qytetit të Durrësit.  Deri tani llogariten të kenë pësuar dëmë nga pëmbytjet mbi 4 mijë banesa dhe biznese.

Nga SYRI TV
Kur kanë kaluar 24 orë nga përmbytjet në qytetin e Durrësit dhe gjatë natës nuk janë regjistruar reshje, uji nuk është tërhequr nga sipërfqaje  përmbytur, duke faktuar mungesën e eficencës së hidroorit të ri të qytetit që ndonëse ka kushtuar 20 milionë dollare nuk është eficent. Shkak për këtë është bërë devijimi i projektit për llogari të portit të Porto Romanos,duke bërë që efekti i terheqjes së ujit nga pompat të mos jetë eficent. 

Një tjetër shkak i mungesës së mostërhqejes së ujit është dhe bllokimi nga mbetjet e kanalizimeve dhe mospastrimi i kanaleve të ujërave të larta, një problem i ngritur prej kohësh nga banorët.

Prezenca e ujit në oborrre dhe në pjesën e brendshme të banesave është evident, teksa shumë kanë zgjedhur të rrezikojnë duke e larguar ujin me pompa nga oborri.

Situata më dramatike është në zonën e Durrësit të ri, një zonë që prej vitesh është lënë e diskriminuar nga Bashkia e Durrësit, sa i përket investimeve në infrastrukturë.

Syri tv ishte në brendësi të banesave që kanë prezencë uji dhe kanë pësuar deme materiale që konsiderueshme, teksa instancat refuzojnë shpalljen e gjendes së emergjencës për të evituar dëmshpërblimet

Pamjet që vijnë nuk kanë nevojë për shumë koment, teksa tregon qartë se largimi i ujit është në mëshirë të asaj se çfarë thith toka, pasi sistemi i evadimit ka dështuar plotësisht.

Dëmet janë të pallogartishme, si në dëmtimin e mobiljeve ashtu dhe në dëmtimin e strukturës së banesave, qe më tepër që një pjesë e tyre janë dëmtuar dhe nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019.

E njëjta panoramë është edhe në zonën e Shkozetit, në zonën e Porto Romanos, Spitallë, Sektor Rinia dhe periferitë e tjera të qytetit të Durrësit të Durrësit. Ndërkohë edhe brenda vijës së verdhë të qytetit situata është tejet kritike.

Në Burgun e Durrësit uji nuk është tërhequr nga oborri dhe nga kati e parë dhe punonjësit e burgut përdorin gomonë të vogla, me të cilat të burgosurve u shkon dhe ushqimi që vjen nga restorantet luksoze të Vollgës.

Pavarësisht këtij realiteti dramatik qeveria Rama refuzon të shpallë gjendjen e emergjencës për të mos dëshmpërblyer banorët