VIDEO/ Rrëshqitja e dherave bllokon aksin Gjirokastër - Tepelenë, e kalueshme vetëm me një sens drejtimi

Rrëshqitja e dherave për shkak të reshjeve intensive ka shkaktuar probleme në qarkun e Gjirokastrës.

Si pasojë e rrëshqitjes së dherave në anë të rrugës, aksi Gjirokastër-Tepelenë ka pasur probleme në qarkullim, pasi është bllokuar rruga.

Inertet e rëna nga shpati i malit në këtë aks janë të shumta, ndërsa në vendngjarje nga mbërritur Policia Rrugore, e cila po përpiqet të orientojë drejtuesit e automjeteve në mënyrë që të mos krijohet trafik, pasi rruga është e kalueshme vetëm në njërin krah.

Po ashtu në vendngjarje ndodhet edhe një fadromë në mënyrë që të pastrojë rrugën nga gurët e mëdhenj që kanë rënë përgjatë aksit, si pasojë e rrëshqitjes së pjesën anësore të malit.

Qarku Gjirokastër, është një nga qarqet më problematike, i cili është prekur nga reshjet e 48 orëve të fundit, ku vërshimi i përrenjve në qytet ka shkaktuar dëme të konsiderueshme jo vetëm në infrastrukturë por edhe në biznese.

Që prej 26 vitesh Bashkia Gjirokastër drejtohet nga Partia Socialiste.