VIDEO/ Balliu: Duhet të përmbyset qeveria që mos të përmbyten më shqiptarët

Situata emergjente e përmbytjeve ka nxjerrë në pah jo vetëm pasojat e reshjeve, por edhe dështimin e thellë të qeverisjes.

Në një reagim në Facebook, deputeti i PD, Klevis Balliu e lidh situatën e rëndë drejtpërdrejt katastrofën me korrupsionin, abuzimin me fondet publike dhe mungesën e përgjegjësisë shtetërore, duke theksuar se përmbytjet nuk janë më thjesht fenomen natyror, por pasojë e keqqeverisjes.

Postimi i plotë:

Vjedhja dhe korrupsioni janë arsyeja pse vendi përmbytet nga të katër anët jo vetëm nga shirat, por nga keqqeverisja, abuzimi dhe mungesa totale e përgjegjësisë.

Ajo që është edhe më e turpshme është se nga qeveria nuk reagon absolutisht askush. Heshtje e plotë përballë një katastrofe që po përsëritet.

Shqipëria është lënë në mëshirë të fatit.