SYRI TV/ Shkodër, zona e Obotit ka prezencë të madhe uji, banorët: Kjo situatë ndodh prej 10 vitesh

Zona e Obotit në Shkodër është mbuluar nga uji pas hapjes së portave të hidrocentraleve të Vaut të Dejës dhe Komanit. Banorët e zonës shprehen se për ta është thuajse e pamundur të lëvizin, ndërkohë që theksojnë se kjo situatë përsëritet prej gati 10 vitesh

Syri tv

 Hapja e portave të Hidrocentraleve të Vaut të Dejës dhe Komanit, të cilat shkarkojnë deri ne 700 metër kub ujë ne sekondë, kanë nisur të shkaktojnë problemet e para në ultësirën e Shkodrës. Në zonën e Obotit, në rrugën kryesore evidentohet prani e madhe uji me rreth 30-40 cm, çka lejon vetëm qarkullimin për mjetet e larta, ndërsa prezencë të madhe uji ka në disa oborre banesash si dhe në dhjetëra ha sipërfaqe toke bujqësore. Në zonë kanë mbërritur edhe forcat e Armatosura, për ti ardhur në ndihmë banorëve, për çdo situatë që mund të krijohet. Vet banorët shprehen se gjithçka është e bllokuar nga uji, ndërsa theksojnë faktin se kjo situatë vijon prej gati 10 vitesh, dhe askush nuk merr masa

Ndërkohë sa i përket situatës në të gjithë qarkun, probleme ka në Njësinë Administrative Bushat, në fshatrat Mal i Jushit dhe Hoten, ku raportohet se rreth 15 familje janë të bllokuara për shkak të prezencës së lartë të ujit. Në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz, si pasojë e reshjeve të shumta të ditëve të fundit janë evidentuar shkarje dherash, rënie gurësh dhe prezencë uji në disa akse auto-rurale.