VIDEO/ Reshjet e shiut paralizojnë qarkullimin në aksin Cërrik-Elbasan

Reshjet e shiut vijojnë të mbajnë të paralizuar qarkullimin e automjeteve në aksin Cërrik-Elbasan. Radhë kilometrike automjetesh janë krijuar në zonën e kryqëzimit të Cërrikut, ku drejtuesit e mjeteve raportojnë pritje në trafik prej më shumë se 30 minutash.

Kjo situatë është e përsëritur prej disa ditësh, duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin dhe pakënaqësi tek qytetarët. Pavarësisht kushteve të pafavorshme atmosferike dhe reshjeve të dendura të shiut, efektivët e Policisë Rrugore ndodhen në terren, duke punuar për orientimin e trafikut dhe lehtësimin e situatës.