Drama e përmbytjeve/ Rama me dy standarde, në 2010: Përmbytjet nga keqqeverisja - Sot: Qeveria nuk ka përgjegjësi

Kryeministri Edi Rama nuk ndërpret udhëtimet e luksit për të qenë pranë banorëve të përmbytur nga reshjet e ditëve të fundit. ndërsa ndodhej ende në avion, kryeministri zgjodhi të fajësojë motin dhe opozitën se bën politikë, në vend që tu gjendej pranë banorëve të përmbytur. Por ndërsa sot nga avioni fajëson opozitën, 12 vite më parë, jo vetëm që sulmonte qeverinë, por ju parashtronte shqiptarëve edhe planin e tij se si do I shmangte këto përmbytje, me investime, madje edhe me moratoriume lumenjsh dhe bimësie.

 Syri tv

Kryeministri Edi Rama ndodhej në avion e udhëtime luksi teksa mijra shqiptarë ishin zhytur në ujë për shkak të përmbytjeve. Qyteti i Durrësit u përmbyt si asnjëherë më parë, e kjo pas 31 milionë eurove të abuzuara në vitet e fundit pikërisht për të shmangur edhe përmbytjen në këtë qytet. Ndërsa vetë shëtiste botën, edhe qeveria e tij u kujtua vetëm pas mesditës për të bërë propagandën e përballimit të pasojave të kësaj përmbytje. Sot, në vend të bilancit të dëmeve dhe gjetjes së shkaktarëve, fajin kryeministri e ka gjetur te opozita si dhe te reshjet, duke marrë edhe rolin e sinoptikanit. 

Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf.

Pas 12 vitesh në pushtet, Edi Rama përdor propagandën edhe në rast fatkeqësie, për tu mohuar çdo shqiptari humbjen edhe të teshave të trupit për shkak të vërshimit të ujit. Por dikur, në opozitë, ishte I pari që trumbetonte, se përgjegjësia e përmbytjeve është nga keqqeverisja e jo nga fenomenet natyrore që i përdor sot si justifikim për abuzimet dhe keqqeverisjen.

Në rolin e sinoptikanit dhe ambientalistit, 2 vite më parë Edi Rama si drejtues opozite, jepte edhe zgjidhjen se si shmangen përmbytjet, që justifikimi të mosgjendej më tek fenomenet natyrore.

Por ndryshe nga 12 vite më parë, qytetarët deklaronin angazhimin e shtetit për përballimin e situatës, ndërsa sot e kundërta ndodh, kur qytetarët denoncojnë se institucionet shtetërore nuk I hapin as telefonin, por shfaqen vetëm për shoën e radhës.