Italia i jep lamtumirën të rinjve, viktima të tragjedisë së natës së fundvitit
Italia po nderon sot kujtimin e 6 të rinjve italianë që humbën jetën në tragjedinë e Crans-Montana, ku një zjarr në lokalin Le Constellation, gjatë natës së Vitit të Ri, shkaktoi rreth 40 viktima e mbi 100 të plagosur.
Në Romë, në Kishën e Shën Pjetrit dhe Pavlit në EUR, u zhvillua ceremonia e variati të Riçardo Minghetti, 16 vjeç, në prani të familjarëve, miqve e qytetarëve roman të shumtë që ishin aty për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Në Bolonjë, katedralja metropolitane e Shën Pjetrit nderoi kujtimin e Giovanni Tamburi, i cili mbushi 16 vjeç më 21 dhjetor, vetëm 10 ditë nga tragjedia. Në ceremoni morën pjesë përfaqësues institucionalë si ministrja e Universitetit Anna Maria Bernini, kryebashkiaku i Bolonjës Matteo Lepore, presidenti i rajonit Michele de Pascale dhe nënsekretarja Lucia Borgonzon.
Në Milano, u zhvilluan ceremonia e varrimit e Chiara Costanzo, 16 vjeçe, dhe Achille Barosi, 16 vjeç, në bazilikën Santa Maria delle Grazie dhe bazilikën e Shën Ambrogios. Ministri i Arsimit, Giuseppe Valditara, vizitoi shkollën ku studionte Achille dhe mori pjesë në minutën e heshtjes për të nderuar të gjithë viktimat e tragjedisë.
Në Lugano, ceremonia për viktimën më të re, Sofia Prosperi, 15 vjeçe, u zhvillua në Katedralen e Shën Lorencit, ku mesha u krye nga peshkopi Alain de Reamy.
Në të gjitha shkollat italiane është mbajtur sot një minutë heshtjeje në kujtim të viktimave, duke shprehur solidaritet me familjarët dhe komunitetin e prekur nga kjo tragjedi.