VIDEO/ Tifoz special në Kupën e Afrikës, Zidane feston si i çmendur fitoren e kombëtares së djalit të tij
Algjeria mposhti Republikën Demokratike të Kongos në raundin e 16-të të Kupës së Kombeve të Afrikës 2025, duke fituar 1-0 në kohën shtesë falë një goli të Adil Boulbina.
Ndër tifozët më entuziastë në tribuna ishte Zinedine Zidane, i cili ishte në Rabat për të brohoritur për të birin, Lukën, portierin e ekipit kombëtar të Algjerisë.
Ish-kampioni francez festoi golin vendimtar të Boulbina, së bashku me gruan e tij Veronika.
La joie de Zinédine Zidane après le but de boulbina, la fierté ya jadek ❤️❤️#ALGCON #ALGRDC pic.twitter.com/Rqs0QtENC5
— 🇩🇿🇵🇸 (@___whrngzl) January 6, 2026
Tani, Luka dhe shokët e tij të ekipit presin çerekfinalen kundër Nigerisë, një ndeshje që do të testojë aftësitë e tij kundër sulmuesve si Viktor Osimhen dhe Ademola Lukman. Performanca e portierit do të jetë vendimtare nëse Algjeria shpreson të sigurojë një vend në katër të parat dhe potencialisht të sfidojë Marokun ose Kamerunin.