Heqja e imunitetit/ PD depoziton një tjetër kërkesë në Kuvend për arrestimin e Ballukut

Partia Demokratike nuk ka humbur kohë duke depozituar një tjetër kërkesë për mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit për çështjen 'Balluku', pas kërkesës së SPAK.

Prokuroria e Posaçme kërkon heqjen e imunitetit të ministres dhe zëvendëskryeministres Belinda Ballukut, në kuadër të hetimeve të ndërmarra për të, pasi akuzohet për afera korruptive në vlera qindra milionë euro.

5 anëtarët e PD-së kanë bërë një tjetër përpjekje që të mblidhet ky organ i parlamentit, në mënyrë të tillë që të shqyrtohet kërkesa e SPAK, për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut.

Dje u konsumua dhe dështoi për herë të 4 mbledhja e Këshillit të Mandateve, ndërkohë që sot demokratët depozituan një tjetër kërkesë për zhvillimin e mbledhjes.

Kujtojmë se dje socialistët nuk u paraqitën në mbledhje, me argumentin se Këshilli do të mblidhet pasi të jepet një vendim nga GJKKO dhe Kushtetueses.