VIDEO/ Përmbytjet ne Durrës/ Lamallari u 'çon' shokëve të Ramës në burg ushqim me gomone
Përmbytjet shkaktuan një katastrofë të madhe në qytetin e Durrësit. Më qindra banesa e biznese janë përmbytur nga uji i shumtë që vërshoi në qytet dhe në zonat përreth.
Shteti ishte ne gjumë. Ndërkohë që akuzat për abuzime me fondet që janë dhënë për rikonstruksionin e hidrovorëve kanë qenë në qendër të vëmendjes.
Ndër godinat e përmbytura ka qene edhe burgu i Durrësit atu ku ndodhen të strehuar edhe një pjesë e vipave të korrupsionit miq të kryeministrit Edi Rama.
Syri tv ka siguruar një video që një skaf i vogël është parkuar para hyrjes së burgut. Nuk janë shumë të qarta arsyet se pse një mjet detar është aty por dyshohet se pas vizitës së djeshme të Lamallarit në këtë objekt janë marrë masa shtesë për sigurinë dhe furnizimin me ushqime të miqve të Ramës.