Përmbytja e djeshme e Gjirokastrës, krim i paralajmëruar! Të shpallet ‘Gjendja e Jashtëzakonëshme’
Nga Tritan Shehu/
Të shpallet “Gjendja e Jashtëzakonëshme”!
Me 13 dhjetor 2025 Rilindja në Kuvend rrëzoi amendametin tim për një “Fond të Kontingjencës” shtesë në buxhet prej 20 milionë Euro për Qarkun e Gjirokastrës.
Kjo kërkesë bazohej në dy elementë:
1- Në mungesën e një infrastrukture për të mbrojtur atë Qark nga permbytjet, me domosdoshmeri reabilitimi të tyre, që u vertetua edhe gjatë muajit Nëntor.
Gjë për të cilën kërkova 10 M E nga buxheti.
2- Për të kompensuar dëmet e qytetarëve dhe bizneseve nga ato përmbytje.
Gje për të cilën kërkova edhe 10 M E nga buxheti, pra ne total 20 M E, shifër kjo minimale e krejt e përballueshme.
Ky amendament me vlerë 20 M E u rrëzua pa asnjë argument nga Rilindja, duke lënë atë Qark në mëshirë të natyrës e qytetarët në varferi me të thellë.
Ngjarjet e djeshme, ripërseritja e përmbytjeve me dimensione e dëme përherë e më të mëdha, vertetuan domosdoshmërinë e miratimit të atij amendamenti.
Shkatërrimet e infrastrukturës, urbanistikës po thellohen e zgjerohen me shpejtësi në mungesë të masave adekuate.
Pasojat e rënda financiare, logjistike e shendetësore mbi qytetarët si pasojë e braktisjes nga shteti, bëhen gjithmonë dhe më të rënda e të rrezikeshme.
Sot jemi përballë një situate shumë më të rëndë, ambjentale, urbane, financiare e jetese.
Kërkoj shpalljen e “Gjendjes së Jashtëzakonëshme” me kalimin për Qarkun e Gjirokastrës, nga fondi rezervë i urgjencave, të asaj shume prej 20 M E, për të njëjtat qëllime:
—10 M E për forcim të infrastrukturës mbrojtëse.
—10 M E për kompensim të dëmeve ndaj qytetarëve e bizneset.
Ndryshe nesër do të jemi përballë fatkeqësish shumë më të mëdha për Qarkun, varfërie gjthmonë dhe më të dhimbëshme për qytetarët.