Sharka: Bujqësia sektori më i diskriminuar, fermerët marrin thërrime nga buxheti i shtetit

Eduart Sharka, drejtues i sektorit të politikave agrare në Departamentin e Bujqësisë të Partisë Demokratike, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë për mënyrën se si trajtohet bujqësia në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, Sharka u shpreh se sektori bujqësor është i nënfinancuar dhe i diskriminuar krahasuar me vendet e rajonit, ndërsa fondet që i takojnë fermerëve sipas standardeve rajonale nuk u shpërndahen atyre, por përdoren kryesisht për shpenzime administrative. Ai theksoi mungesën e transparencës, politizimin e skemave të subvencioneve dhe rënien reale të bujqësisë, të vërtetuar sipas tij edhe nga shifrat zyrtare të INSTAT-it.

Eduart Sharka: I mungojnë paratë që i takojnë nga buxheti i shtetit. Është e diskriminuar në këtë aspekt. Në krahasim me standartin e rajonit, Kosovës, Maqedonisë, Bosnjë-Hercegovinës, ta lëmë Serbinë sepse është një standart më i lartë. Standarti ynë është që ne, këto vende të rajonit marrin 3.5% të buxhetit për bujqësinë. Bujqësia jep pak, kontribuon më pak nga 10% në produktin e brendshëm bruto të këtyre vendeve. Dhe një standart tjetër që nga ajo 3.5% e buxhetit që merr bujqësia në këto vende, 70% shkojnë pagesa direkte për fermerët, grande, kurse tek ne merr 1.5% të buxhetit dhe 70% e kësaj pagese shkon për Ministrinë e Bujqësisë për paga e shpenzime të tjera dhe vetëm 25 deri në 30% shkojnë pagesa direkte për fermerët. Ky është, kjo është baza nga ku niset çdo debat dhe çdo diskutim për sektorin e bujqësisë. Unë e quaj dhe shifrat, këto shifra flasin vetë, është sektori i diskriminuar nga kjo qeveri.

Ka, është një traditë e krijuar nga kjo qeveri. Dhe më e keqja është që ajo që juve e thatë në insertin tuaj që jo që nuk janë sinqertë ta pranojnë këtë qëndrim dhe të thonë që strategjia jonë është shpopullimi i zonave rurale, tokat e fermerëve duhet të bëhen me fotovoltaikë apo me sera kanabis, sepse janë në të drejtë sipas tyre, e kanë shumicën dhe ju takon atyre ta bëjnë strategjinë. Por dalin dhe bëjnë propagandën, bujqësia po rritet dhe ky është injorimi më i madh që i bëjnë kësaj shtrese dhe të gjithë ekspertëve dhe të gjithë qytetarëve, sepse ndërkohë që raporti import-eksport për ushqime ka 10 vjet që është 1 me 3 dhe ndërkohë që ty të largohen 1 milionë popullsisë, edhe ky raport ngelet po 1 me 3, do të thotë që bie konsumi i brendshëm dhe tre njësi të hyjnë në ushqime nga importi dhe një del për eksport, do të thotë që bujqësia është në rënie dhe vetë shifrat e INSTAT-it e tregojnë. Nuk pranohet kjo, nuk kanë kurajën të thonë të vërtetën, atë strategji armiqësore që e kanë ndjekur ndaj këtij sektori duke u nisur nga ato tregues bazë që thashë unë. Unë do kisha sugjerime se nuk dua që ta harroj për emisionin tuaj të shkëlqyer Plug që t'i hyjë këtyre skemave të AZHBR-së këto ditët e fundit sepse deri para dy vjetësh kishin një lloj sinqeriteti këta. Kishin një parim diskriminues, por që e thonin hapur. Kush vjen i pari, përfiton i pari. Edhe të gjithë atyre që nuk përfitonin ato 5 lekët e naftës apo atë pak subvencionin, i thoshin që erdhi tjetri më para se ti, pavarësisht se ti aplikove në afat, brenda afatit ligjor, por nuk ishe i zoti të ishe para të tjerëve në radhë dhe nuk merr.

Po, po ishte diskriminuese. Ishte diskriminim ballazi. Kurse tani e ndërruan dhe gjasme për të shmangur këtë diskriminim, thanë që ne këto 5 lekë që kemi, këtë fond, do pranojmë aplikimet e fermerëve, do shikojmë sa aplikime janë bërë, do i kalojmë në dosje sikur do kalonin në dosje kredisë, dhe pastaj fondi që kemi, tasin e supës që kemi do ta pjesëtojmë për aq lugë sa kemi. Në rast se janë 60.000 aplikime do pjesëtohet për 60.000, në rast se ka 30.000 aplikime do pjesëtohet do pjesëtohet për 30.000 dhe... Mirëpo kjo koha e shqyrtimit të dosjeve po arrinte dhjetori edhe nuk kishin dhënë asnjë lek vjet për shembull. Edhe filluan të japin paradhënie qesim, duke shkelur ligjin, atë vendimin e qeverisë që vetë e kishin nxjerrë.

Nga këto paradhënie përfitonin patronazhistët, ata që u intereson atyre për marrëdhëniet elektorale që kishin, dhe në fund fare pastaj edhe sivjet, emisioni Plug duhet të investigojë edhe të gjejë sa para nuk janë dhënë. Unë nuk e di për shembull, unë jam i interesuar dhe i axhornuar për çdo shifër që del nga Ministria e Bujqësisë, nga AZHBR-ja, por nuk, në rast se më pyesni nuk mund të them sa kanë marrë vjet fermerët lekë për naftë, për njësi toke që është ndarë e të tjera e të tjera, sepse nuk ka transparencë. Nuk dihet se nuk thonë dot më që ti nuk more se aplikove i fundit, aplikoi tjetri para teje. Por tani u del, janë kundër atij vendimi të vet, sepse shqyrtojnë, shqyrtimi i dosjeve u ha shumë kohë sepse nuk mjafton të shqyrtojnë anën teknike, po të shikojnë edhe biografitë e aplikantëve, kështu që është punë e gjatë ajo. Edhe tani shpërndajnë qesim, edhe sivjet.