Gazetari: Shkaku i përmbytjeve të Durrësit, një skemë shumë e madhe korrupsioni, para saj 5D e Lalit lodër kalamajsh

Gazetari Klodian Tomorri në një reagim në facebook thotë se shkaku i përmbytjeve të Durrësit është një skemë shumë e madhe korrupsioni, para së cilës 5D e Lali Erit ngjan lodër kalamajsh.

Reagimi
Xhixh Merimanga si dëshmi e korrupsionit.

Për ta kuptuar se çfarë qeverie sharlatanësh janë këta, mjaftojnë vetëm pamjet e ministrit të Drejtësisë që kishte veshur brekushet sot për të hyrë në burgun e Durrësit.

Uji i vinte deri në brez dhe ky që hynte te dera e burgut me brekushe si Xhixh Merimanga. Dmth, na ra halli i madh, qamet nga Perëndia, por ne jemi në krye të detyrës.

Po të ishte thjesht propagandë, nuk do të ishte ndonjë gjë e madhe. Thjesht neveria e radhës, me të cilën mileti është mësuar tashmë. Por aty është shumë më e ndyrë se kaq.

Shkaku i përmbytjeve të Durrësit është një skemë shumë e madhe korrupsioni, para së cilës 5D e Lali Erit ngjan lodër kalamajsh.

E morën tenderin e kanalizimeve vetë, more. Haptazi. Drejtpërdrejt me emrat e tyre, pa frikë fare. Më keq se 5D, se ata të 5D-së i fshihnin emrat të paktën. Këta në Durrës e morën vetë me emrat e tyre, vodhën paratë dhe e përmbytin Durrësin një herë në javë tani.

Hapini kronikat. Sa herë që përmbytet Durrësi, nxjerrin ca lolo të ujësjellësit a të bashkisë atje, që thonë se ky shi ka 10 vjet që nuk është parë. Dmth, çdo javë në Durrës bie ndonjë shi që ka 10 vjet pa rënë. Dhe dalin lolot me brekushe pastaj.