Momente të frikshme në Gjirokastër, uji merr përpara qytetarin...SHIKONI PAMJET

Qyteti i Gjirokastrës përballet me situatë alarmante pas daljes nga shtrati të lumit të Fiços, që ka përmbytur rrugët kryesore dhe ka bllokuar qarkullimin e automjeteve. Si pasojë, qytetarët janë detyruar të dalin në rrugë për të shpëtuar çfarë mundin, duke u përballur me vërshimet e mëdha të ujit.

Videot e siguruara nga Syri TV tregojnë qytetarë të marrë nga rrjedha e ujit, duke i rrezikuar seriozisht jetën, ndërkohë që mungesa e ndërhyrjes së autoriteteve ka shtuar panikun dhe rrezikun për banorët. Lagjet më të prekura mbeten “18 Shtatori” dhe zona Muzeale.

Rrugët janë të pakalueshme dhe problematikat e brendshme në qytet vazhdojnë të jenë kritike, ndërsa energjia elektrike është ndërprerë për pjesën më të madhe të banorëve. Qytetarët paralajmërojnë se, nëse reshjet vazhdojnë, situata mund të përkeqësohet dhe rreziku për jetën e tyre do të jetë edhe më i madh.