VIDEO/ Uji depërtoi brenda stallës së bagëtive, fermeri ia del të shpëtojë tufën e deleve

Një fermer në zonën e Gjadrit në Lezhë ia doli të shpëtojë tufën e deleve, teksa uji vërshoi brenda stallës.

Gati  gjysmë metri uji krijoi problem të madh për fermerin dhe të imtat e tij, duke rrezikuar përmbytjen e stallës dhe mbytjen e dhjetëra krerë dele.

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që niveli i ujit të rritet ndjeshëm, duke vënë në rrezik jetën e bagëtive të imta.

Lezha është një nga qarqet që është prekur nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet ku dhjetëra hektarë tokë bujqësore e banesa ndodhen nën ujë duke vënë në rrezik edhe familjet.