Lezha e Kurbini nën ujë/ Banorët dhe tokat bujqësore të rrezikuara, infrastruktura dështon
Reshjet e shiut vazhdojnë të krijojnë situatë alarmante në Qarkun e Lezhës, duke rrezikuar seriozisht banorët dhe aktivitetin bujqësor. Sipas raportimeve, zonat më të rrezikuara janë njësitë administrative Dajç (rreth 250 ha tokë bujqësore nën ujë dhe fryrje të lumit Gjadër), Balldre (rreth 300 ha tokë të përmbytur, kryesisht në fushën e Torovicës), Shënkoll (150 ha tokë të përmbytur) dhe Kolsh (rreth 60 ha). Ndërkohë, në Zojz, uji ka rrethuar banesa në oborre, duke rrezikuar pronat private.
Përmbytje të konsiderueshme janë raportuar edhe në Zejmen (200 ha), Kallmet (20 ha) dhe Shëngjin (30 ha), ndërsa rreth 100 banesa në gjithë qarkun janë të rrethuara nga uji. Problematike mbeten gjithashtu disa akse rrugore kryesore dhe kanalet e ujërave janë të mbingarkuara, duke e bërë situatën të paqëndrueshme dhe duke rrezikuar sigurinë e banorëve.
Njoftimi i Plotë:
QARKU LEZHË INFORMACION I ORËS 18:30 .
Teritori i Qarkut Lezhë vazhdon të jetë i përfshirë nga reshjet e shiut me intensitet mesatar e gjatë gjithë ditës, deri tani kemi këto problematika në përmbytje.
Në bashkinë Lezhë , bazuar në raportimet e Eksensionit Bujqësor dhe bashkisë raportohet, se kemi rreth 1010 ha tokë bujqësore nën ujë, i ndarë si më poshtë, si më poshtë:
Njësia Administrative Dajç sipërfaqja me ujë është; rreth 250ha. Ka fryrje të lumit Gjadër në zonën e fshatit Grash dhe Zojz, i cili nga momenti në moment pritet të kalojë mbi urën e Zojzit. Në fshatin Zojz ka prezence uji në një shtëpi në oborr, është I rrethuar nga uji, jo Brenda shtëpisë , ku po punohet për zgjidhjen e situatës. Njësia Administrative Shënkoll -Toka të perbytura rreth 150 ha. Nuk raportojet për prezencë uji në shtëpiat e banimit në këtë njësi.Nga forcat dhe mjetet e bashkisë u ndërhy për hapjen e kanalit të Myltes për shkarkimin e ujit në det.
Njësia Administrative Balldre - Toka të përmbytura rreth 300 ha., pjesa domunuese është ne fushën e Torovicës.
Njësia Administrative Kallmet raportohen 20 ha permbytura.
Njësia Administrative Zejmen rreth 200 ha toka të përmbytura-
Njësia Administrative Kolsh rreth 60 ha toka të përmbytura
Njësia Administrative Shëngjin rreth 30 ha toka të permbytura.
Njesine Administrative Ungrej nuk ka probleme permbytje.
Banesa të rrethuara nga uji janë rreth 100 banesa.Në qytetin e Lezhës, në Lagjen “Beselidhja” situata ështe më e qetë.
Ndërsa në 4 Shkollat e qytetit që ishin me probleme “ Beselidhja” “Kosova” dhe “Nëne Tereza”, dhe “ Gjergj Fishta” ka renie te nivelit te ujit , pas nderhyreje se forcave te MZSH, dhe EC të Bashkisë Lezhë.
Në Lagjen “Beselidhja” situata eshte agravuar si shkak i dendësisë së reshjeve gjatë ditës, ka prezencë uji dhe po punohet nga forcat e drejtorisë së shërbimeve për zhbllokimin e pusetavePërroi i Grykës në zonën Kodër Mulliri, njësia admistrative Kolsh është në kuota kritike për të dalë nga shtrati por me tendencë rënje
Në gadishmëri në terren janë të gjitha ekipet dhe forcat e Njësive Vendore dhe Zv Kryetarët, Drejtori i Bujqësisë, Drejtoria e Rajonale e Ujitjes dhe Kullimit me mjete e nevojshme, Drejtoria e Shërbimeve, Drejtoria e EC, Policia Bashkiake.
Mësimi sot sic ju kemi raportuar dhe me para nuk eshte zhvilluar në dy shkolla, “Kosova” dhe “Gjergj Kastrioti”Nga bashkia Kurbin njoftohemi se:
Referuar situatës problematike, Kryetarja e Bashkisë Kurbin ka thirrur mbledhjen e KMC së bashkisë.
Situata vijon të mbetet problemarike, sidomos nëzonat rurale dhe pjesërisht në ato urbane. Si pasojë e prurjeve kemi te bëjmë me daljen e KUL-se, pothuajse në gjatësinë me të madhe të tij, sidomos në zonën e fshatit Gjorm në afërsi të shkollës, në fshatin Laç, kanali ka dalë nga shtrati duke vështirësuar qarkullimin në rrugën që lidh Laçin me autostratdën, si dhe kanalet e dyta. Fokusi i strukturave mbetet siguria e jetës së njerëzve. Ka prezencë uji në gjithë zonën e ulët dhe tokat bujqesore. Po ashtu, problematike mbeten disa akse rrugore ne fshatra, si në drejtim të fshatit Gjorm e Zhejë rruga Laç Mamurras, rruga Laç-Milot, midis zonës së Shullazit dhe Mal Bardhë. Sipërfaqe tokë e përmbytur deri tani mund te jenë rreth 1500 ha. Ka rreth 100 banesa qe jane te rrethuara nga uji por qe akoma nuk jane ne kushtet e evakuimit. Tek stacioni pompimit ka prezencë uji dhe punohet për mbrojtjen e n/stacionit të pompave të ujit të pishëm në Fushë Kuqe. Situata vijon te mbetet e veshtirë dhe strukturat EC janë në terren.
Nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe EC të bashkisë janë evakura në total 8 familje me rreth 37 banorë të fshatit Gjorm, njësia Mamurras.
Në njësinë Milot kemi dëmtit të rrugës Gallatë Vinjollë, si rezultat I shembjes së një masivi shkëmor e material inert, po kështu në këtë zonë kemi dëmtim të linjës elektrike te TM që kalon në shtratin e lumit.Referuar situates së reshjeve të pritëshme kemi bërë një shpërndarje të forcave ushtarake, dy mjete një varkë do të jetë në dispozicion të bashkisë Kurbin, dy mjete dhe një varkë në dispozicion të bashkisë Lezhë,
Nga bashkia Mirditë raportohen këto probleme.
Gjatë ditës së sotme ka patur reshje me intensitet të lartë, ku si rezultat ka patur fryrje të përrejve malor dhe lumejve. Në qytetin e Rreshenit është ndërhyrë nga Drejtoria Sherbimeve dhe Sherbimi MZSH për pastrimin e pusetave kulluese pranë hyrjeve të pallateve dhe bizneseve. Nuk ka patur prezence uji ne banesa apo biznese.
Ne segmentin Ura e Zogut - Rubik, Km 4+100, ka patur një bllokim të përkohshëm si rezultat i reniës se pasivit të gurëve në rrugë, ku ka nderhyrë firma mirembajtese për pastrimin e saj, situate është normalizuar.Nga komunikimet me perfaqesuesit e H/C Qafmolla deri në këto momente nuk ka patur shkarkime, por në ditët në vazhdim në varësi të prurjeve të Fanit do shikohet mundësia e shkarkimit nga 50-100 m³/s.
Nga DRUK raportohet se per shkak te reshjeve te shumta mbi 140mm kemi situatë të renduar konkretisht: .
Niveli i lumenjeve lumi Drin është në kuota maksimale, lumi Mat dhe Drojë janë poshtë kuotave kritike dhe nuk paraqesin problem.
Hidrovoret janë në punë me kapacitet të plotë por për shkak te reshjeve të shumta prej 4 ditësh kuotat në kolektorë jane të larta dhe ka siperfaqe nën uje .
Kanalet e ujrave të larta dhe ergjinaturat nuk paraqesin probleme deri tani .Kemi patur nderprerje te energjise elektrike per rreth 10 minuta ne hidrovoret Tale Gryk Zeze , Droj dhe Shellinza.
Kemi ne teren mjetet eskavator sipas kerkesave , në Tale 2 eskavator, në Balldre 2 eskavator në Kurbin 2 eskavator . Per momentin po punohet ne Shullaz Kurbin me eskavator me krah te gjate per mbrojtjen nga demtimi te argjinatures se KUL.Po bashkepunojme ngusht me Bashkitë per perballimin e situates .Lumi Drin është kuotë kritike +2.2 m, rritje të ndjeshmë të kuotave ka dhe lumit Mat, po nuk ka vend për matje niveli.