Kapja e Maduros në Venezuelë, reagon ambasada amerikane në Tiranë

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka ndarë një mesazh të Presidentit Donald Trump në lidhje me situatën rreth Venezuelës.

Në mesazhin e shpërndarë, presidenti Trump shprehet se SHBA do të sigurohet që Venezuela të drejtohet si duhet dhe se do të rindërtojë infrastrukturën e naftës.

Më tej në mesazh thuhet se SHBA do të sigurohet po ashtu që edhe njerëzit që u detyruan të largoheshin nga Venezuela të jenë nën kujdes.

‘Do të sigurohemi që [Venezuela] të drejtohet siç duhet. Do të rindërtojmë infrastrukturën e naftës… Do të sigurohemi që edhe njerëzit që u detyruan të largoheshin nga Venezuela nga ky bandit të jenë nën kujdes.’ – Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald J. Trump.