'S'ka të bëjë me motin!' Urbanisti tregon pse përmbytet Durrësi: Keqqeverisja e Ramës...

Situata katasrofike në Durrës nga përmbytjet ka shkaktuar dëme të mëdha. Banesa në të gjithë qytetin janë të mbuluara nga uji, orendi shtëpiake kanë dalë jashtë funksionit, ndërsa qindra makina janë dëmtuar për shkak se janë mbuluar nga uji.

Por a mund të ishte parandaluar kjo situatë?
I ftuar në studion e Task Force’ në Syri Tv, urbanisti Gent Kaprata thotë se përmbytjet nuk janë pasojë e shirave por e keqqeverisjes  

Sonila Meço:  Këto shira njëherë, janë shira normalë për dimrin? Unë të paktën kam folur me meteorologë, më thonë janë sasi normale shirash dimërorë.

Gent Kaprata: Patjetër që janë normal, mund të jenë pak më me intensitet, pra duke qenë se nuk zgjaten shumë në kohë, në shkurtimin e kohës ato bëhen më intensive, por s'ka lidhje fare, ose ka lidhje shumë pak.

Duhet të kuptojmë që neve për këtë ngrohjen globale kemi kemi 20 vjet që flasim nuk mund të futet më si një argument i jashtëm.

Sonila Meço: Pra nuk mund të të kapi gafil, po e them kështu në gjuhë popullore.

Ka të bëjë me me që ka të bëjë me modelin e qeverisjes. Ka ardhur momenti kur ata nuk kanë më interes as të lajmërojnë. Nuk qeveriset. Absolutisht. Neve nuk është se nuk kemi kapacitete por kemi problem të madh nivelin e madh të propagandës. Qytetarët duhej të ishin lajmëruar.

Nuk ka lidhje shiu i shpejtë. Kanalet që janë mund të vonojnë ta thithin më ngadalë, por ne nuk po flasim për këtë por po flasim për një qytet nën ujë pas 24 orësh. Pra me rregull treshi nuk ka asnjë kanalizim që funksionon.

Ju garantoj se nuk ka lidhje moti, por s'ka kanalizime.