14-vjeçari merr makinën e të atit e largohet nga banesa, Komisariati i Hasit ‘në këmbë’ për gjetjen e të miturit

Një ngjarje aspak e zakontë është regjistruar pasditen e së hënës, 5 janar në qytetin e Hasit.

Një i mitur ka marrë automjetin e babait të tij pa leje dhe është larguar nga banesa, ndërsa ngjarja është bërë publike këtë të martë.

Kanë qenë familjarët, ata të cilët kanë bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Has, ku kanë deklaruar se djali i tyre i mitur, vetëm 14 vjeç, banues në Has, ka marrë pa leje automjetin e babait të tij dhe është larguar nga banesa.

Sakaq autoritetet policore janë vënë në kërkim të gjetjes së të miturit, ndërsa materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Has

Më datë 05.01.2026, në Komisariatin e Policisë Has, kanë bërë kallëzim familjarët e një shtetasi të mitur, 14 vjeç, banues në Has, se i mituri ka marrë pa leje automjetin e babait të tij dhe është larguar nga banesa.

U bë shpallja në kërkim e 14-vjeçarit, ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e tij.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.