Flick për Cancelo-n: Është lojtar me pëvojë, do të na japë më shumë opsione

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur për mundësinë e afrimit të João Cancelo-s në prag të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbaos. Flick ka treguar optimizëm për transferimin, duke e përshkruar portugezin si një lojtar me eksperiencë që mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes dhe që do të ofrojë më shumë mundësi për skuadrën.

“Ende nuk është zyrtare, por nëse gjithçka shkon sipas planit, do të jem i lumtur sepse Cancelo është një lojtar me eksperiencë, mund të luajë në të dy krahët dhe do të na japë më shumë opsione”, tha Flick.

Trajneri shtoi se ekipi tashmë e njeh mirë lojtarin dhe do të punojë mbi pikat e tij të forta dhe të dobëta sapo ai të arrijë te Barcelona: “Ne e njohim mirë fuqinë dhe dobësitë e tij. Kur të vijë, do të punojmë mbi to.”

Ky koment i Flick tregon se Barcelona është e fokusuar të forcojë krahët me një lojtar që sjell përvojë dhe fleksibilitet taktiko-strategjik për pjesën e mbetur të sezonit.