VIDEO/ Aksident në hyrje të Lushnjës, plagosen dy persona

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në hyrjen jugore të qytetit të Lushnjes. Në aksident janë përfshirë një automjet tip Benz dhe një mjet katrraul, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa ambulancat kanë transportuar drejt spitalit dy drejtuesit e mjeteve të përfshira. Sipas të dhënave paraprake, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për disiplinimin e trafikut në zonë, ku qarkullimi u vështirësua për disa minuta.