Burime diplomatike: Ministri i Jashtëm Izraelit viziton Somalilandën
Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, do të vizitojë sot Somalilandin, ku pritet të takohet me udhëheqësin e atij rajoni, njoftuan zyrtarët.
Vizita u konfirmua nga një burim diplomatik nga Somalilandi, ndërsa Jerusalemi nuk dha komente për këtë çështje, raporton Reuters.
Vizita e Saros në Somaliland vjen 10 ditë pasi Izraeli njohu zyrtarisht pavarësinë e rajonit, një veprim i dënuar nga shumica e vendeve afrikane dhe aleancat e tyre.
Somalilandi shpalli pavarësinë dhe shkëputjen nga Somalia në vitin 1991, por nuk njihet ndërkombëtarisht si vend.