SYRI TV/ Shkodër-Banorët e fshatit Boriç 4 ditë pa energji elektrike
Më shumë se 80 familje të fshatit Boriçi Vogël në Malsinë e Madhe, janë pa energji elekrike. Banorët janë ngritur në protestë, pasi prej katër ditësh, edhe pse e kanë raportuar problemin, OSHE hesht dhe nuk merr masa për zgjidhje. Shkak i shkëputjes së energjisë është bërë rrjeti i amortizuar i transmetimit dhe reshjet e shiut.
Syri TV
Banorët e fshatit Boriç i Vogël në Malësi të Madhe, prej katër ditësh janë pa energji elektrike. Këtë të martë, banorët reaguan në formë proteste, për mungesën e energjisë, e cila ka shkaktuar probleme te më shumë se 80 familje.
Edhe pse janë ankuar tek OSHE, banorëve nuk u është dhënë një zgjidhje, ndërsa problemi i mungesës së energjisë përsëritet çdo vit, për shkak të amortizimit të rrjetit dhe mungesës së investimeve.
Për shkak të reshjeve të shiut dhe erërave të forta, por edhe amortizimit të rrjetit elektrik, disa zona në Qarkun Shkodër përballen me mungesë të energjisë elektrike.