VIDEO/ Përmbyten 8 ambiente në burgun e Durrësit, ja çfarë po ndodh me të burgosurit

Reshjet e shiut që kanë përfshirë prej disa orësh vendin, kanë përmbytur pothuaj të gjithë qytetin bregdetar të Durrësit, duke bllokuar qarkullimin dhe sjellë probleme serioze për banorët.

Nga pamjet e siguruara nga SYRI, dallohet zona e jashtme e burgut të Durrësit e cila është ‘pushtuar’ nga uji, ku sipas informacioneve lartësia ka shkuar në 20 cm.

Gjithashtu mësohet se janë 8 ambiente skv (për kujdesin e subjekteve të veçanta që kanë probleme shëndetësore) që janë ngjitur në katin e dytë që në mëngjes.  

Kujtojmë se në ambjentet e këtij burgu ndodhet dhe kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj.