Durrësi në gjendje katastrofike nga përmbytjet, nën ujë edhe burgu ku mbahet Veliaj

Durrësi është një nga qarqet më problematike sa i përket situatës me reshjes dhe përmbytjeve për shkak të mos funksionimit të hidrovoreve dhe shkatërrimit të infrastrukturës kulluese të qytetit.

Rrugë dhe lagje të tëra janë nën pushtetin e ujit, ndërkohë që duket se përmbytjet nuk i ka shpëtuar as burgu ku ndodhen shumë prej emrave 'VIP' të rilindjes, mes tyre edhe Erin Veliaj.

Gazetarja e Syrit, Albana Aliaj, raporton se si pasojë e përmbytjes janë dëmtuar disa banesa, ndërsa mësohet se janë evakuuar tetë familje.