Gurra: Rama nuk mban premtime, pushtetin po e mban vetëm përmes një sistemi të manipuluar
I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV me moderator Flavio Qarri, kryeredaktori i Syri.Net, Hysni Gurra, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se lajmi i vërtetë sot do të ishte mbajtja e ndonjë premtimi apo thënia e së vërtetës nga ana e tij.
Gurra u ndal te dështimi i procesit të rindërtimit, premtimet e pambajtura ndër vite dhe mënyra se si, sipas tij, Rama ka konsoliduar pushtetin përmes një sistemi që deformon vullnetin e qytetarëve, duke theksuar se ndryshimi nuk mund të vijë vetëm nga zgjedhjet, por nga presioni dhe protestat qytetare.
Hysni Gurra: Në fakt lajm është që të gjesh që Edi Rama ka mbajtur ndonjë premtim, ose ka thënë... domethënë ka thënë ndonjë të vërtetë, jo kur ka thënë gënjeshtra. Dhe siç e dëgjuam dhe te materiali që këtu përmenden treni elektrik, përmendet rindërtimi. Vetëm pak ditë më parë ne kemi raportuar, edhe televizioni, edhe web-i kemi raportuar për shtëpitë e Kombinatit, për familje të tëra që janë akoma rrugëve, sidomos edhe tani në këtë mot. Pra janë gjashtë vite që nuk është përfunduar procesi i rindërtimit, që ky nuk ka lënë...
I kishte lekët gati, i kishte të dhuruara lekët, nuk i kishte nga buxheti shumicën, dhe nuk e ka përfunduar. Pra, Edi Rama ka bërë program ekonomik dhe politik, se kjo është e çuditshme që mua më bën përshtypje shumë, ka bërë program politik dhe ekonomik vetëm 2013-ën, kur ka ardhur në pushtet. Para 2013-ës. Para 2013-ës, para zgjedhjeve të 2013-ës. 2017, 2021, 2025, Edi Rama nuk ka bërë më asnjë projekt politik ose premtime, ka bërë vetëm andralla, ka premtuar andralla. Një herë byrekun... Një herë tepsia, një herë timoni. Dhe çuditërisht, ajo që duhet të kuptojnë edhe shqiptarët është se si ka mundësi që i shtohen votat. Pra, në pushtet mezi erdhi në 2013-ën, falë aleancës me LSI-në, që nuk vinte dot në qoftë se s'bënte atë aleancë, dhe sot ka 83 mandate. Domethënë, teorikisht, ai vetë nuk ka pse mban ndonjë premtim. Domethënë se... Në fakt, përderisa e ka, ka perfeksionuar sistemin... Ka perfeksionuar sistemin, se unë nuk besoj që i ka fituar zgjedhjet. Ai i ka vjedhur zgjedhjet. Dhe përderisa perfeksionon sistemin që u merr mandatet shqiptarëve, votat në parlament, për mandatet në parlament, nuk ka pse mban premtime Edi Rama. Problemi këtu është që duhet ta lexojnë shqiptarët që ai nuk ka ndërmend të mbajë ndonjë premtim.
Qytetari nuk mund të bëjnë asgjë tjetër përveçse protestës. Pra, unë besoj që ky është, ka ngritur një sistem që ky nuk largohet më vetëm ditën e zgjedhjeve, se pa atë e ka, ka paruar atë pjesën e ditës së votimit. Ky largohet vetëm me protesta dhe demonstrata. Pra, që opozita nuk është se i artikulon këto demonstrata. Opozita është te protestat paqësore, gandiste është opozita jonë. Unë nuk besoj që ikën në atë lloj forme. Ky presionin e do më të lartë, pra që ky të japë dorëheqjen.
Po ka faktorë socialë. Tani unë nuk po them që ne duhet të presim nga jashtë, pra se nga jashtë, tani duket që... Unë jam fans i ‘Biondit’ në kuptimin makro, por nuk është se pres që ‘Biondi’ të rrëzojë Edi Ramën. Këtë duhet ta bëjnë shqiptarët, ashtu siç po e bëjnë popujt e tjerë, në Bullgari, në Serbi e kanë detyruar Vuçiçin që të shkojë në zgjedhje.