Rënie gurësh në rrugë si pasojë e shiut në Qarkun e Kukësit - Ja rrugët problematike
Situata në Qarkun Kukës pas reshjeve të shumta ka qenë problematik sidomos me bllokimin e rrugëve
I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë.
Si rezultat i kushteve të motit akset rrugore nacionale janë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve, njoftojnë autoritetet lokale.
Ka patur rënie të gurëve në rrugë në aksin Bajram Curri Valbonë, Sopot - Kam dhe në aksin Kukës – Shishtavec.
Aksi Sopot - Kam
Aksi Bajram Curri - Valbonë
Aksi Kukë - Shishtavec