Joao Cancelo do të rikthehet te Barcelona, Inter mbetet jashtë loje

Joao Cancelo po përgatitet të rikthehet te Barcelona, duke lënë pas çdo mundësi për një transferim tek Interi. Sipas raportimeve të ‘Sky Sport’, 28-vjeçari portugez ka bërë të qartë se prioriteti i tij është të vishet sërish me fanellën ‘blaugrana’, duke vendosur përpara çdo ofertë tjetër.

Klubi katalanas ka intensifikuar kontaktet me Al-Hilal-in, pronar i kartonit të mbrojtësit të djathtë, dhe po punon për të mbyllur marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur. Pas formalizimit të ofertës, tani po përckatohen edhe detajet finale me klubin saudit.

Edhe Interi kishte shfaqur interes dhe kishte arritur një marrëveshje verbale me Al-Hilal-in, por mungesa e pëlqimit nga vetë Cancelo e bëri të pamundur transferimin. Kështu, rikthimi në Barcelona duket i sigurt, ndërsa një aventurë e dytë në Milano mbetet jashtë diskutimit.

Ky lëvizje thekson fuqinë e lojtarit në zgjedhjet e karrierës së tij dhe përforcon repartin e mbrojtjes së Barcelonës në këtë merkato janari.