Tragedia në Crans-Montana, vdes në moshën 14-vjeçare djali i drejtuesit të Sochaux
Një tragjedi e madhe ka goditur Crans-Montana në Zvicër, ku një zjarr i përhapur shpejt në një bar la të vdekur të paktën 40 persona gjatë natës së Vitit të Ri dhe më 1 janar 2026, ndërsa 121 të tjerë u plagosën. Mes viktimave kishte edhe 6 italianë, duke përhapur dhimbje në të gjithë Evropën.
Pesë ditë pas ngjarjes, botën e futbollit e tronditi një lajm i hidhur: FC Sochaux-Montbéliard njoftoi vdekjen e Noa Thévenot El Kaim Billah, 14 vjeç, djali i Xavier Thévenot, një nga drejtuesit e klubit dhe një figurë kyçe gjatë shpëtimit të Sochaux në vitin 2023. Noa ndodhej në lokalitetin e njohur zviceran për të festuar Vitin e Ri me shokët e tij.
Në komunikatën zyrtare, klubi shprehu dhimbjen e thellë:
“Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh, FC Sochaux-Montbéliard ka mësuar për ndarjen nga jeta të Noa Thévenot El Kaim Billah. Kjo tragjedi ka tronditur thellë të gjithë klubin. Në këto momente dhimbjeje të pashprehshme, ne shprehim mendimet tona më të sinqerta dhe gjithë mbështetjen tonë për familjen e Noa-s, të afërmit e tij dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi. Klubi ndan dhimbjen e tyre.”
Ngjarja ka lënë një gjurmë të thellë tek Sochaux dhe në gjithë komunitetin e futbollit, duke rikujtuar pasojat shkatërruese të tragjedive të papritura.