'Faleminderit president Trump!' Pankarta para gjykatës ku u paraqit Maduro! Gjyqi zgjat 30 minuta
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe gruaja e tij lanë sallën e gjyqit pas seancës dëgjimore, e cila zgjati rreth 30 minuta.
Të dy u deklaruan të pafajshëm ndërsa seanca e radhës do të jetë më 17 mars.
E ndërsa Maduro deklarohej i pafajshëm brenda godinës së gjykatës, jashtë ishin mbledhur një grup protestuesish dhe kundër-protestuesish, të cilët brohorisnin parulla nën ritmin e daulleve.
Një pankartë shkruante “SHBA, duart larg Venezuelës”, ndërsa një tjetër “Faleminderit President Trump”.
Udhëheqësi venezuelian, Nicolas Maduro, hyri në sallën e gjyqit i veshur me uniformën e burgut, kufjet për përkthim ndërsa këmbët ishin të lidhur me zinxhirë, raporton faqja e CBS, duke saktësuar se edhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, kishte veshur të njëjtat rroba. Të dy kishin duart të lirë.