Braho i SPAK, ndryshon shefat e seksioneve! Heq Xholin, ja ku emëroi Dumanin
Nga Elton Qyno
Një muaj pas zgjedhjes në krye të SPAK, Klodian Braho ka miratuar disa ndryshime sa i takon seksioneve në Prokurorinë e Posaçme.
Ish-kreu i SPAK Altin Dumani merr detyrën e shefit të seksionit për marrëdhëniet me jashtë vendit.
Bëhet me dije se prokurorja Dorina Bejko ka marrë drejtimin e seksionit për hetimin e korrupsionit, ndërsa prokurori Vladimir Mara ka marrë drejtimin për seksionin kundër krimit të organizuar.
Kujtojmë që departamenti për marrëdhëniet me jashtë, drejtohej nga Dorina Bejko që kishte zëvendësuar Arben Krajën, i cili e mbajti këtë detyrë menjëherë mbasi mbaroi detyrën e kryeprokurorit për afro tre vjet.
Kraja ishte emëruar në këtë detyrë nga pasuesi Altin Dumani, dhe e la postin duke u kthyer prokuror i thjeshtë në SPAK pas konflikteve për drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.