Maduro në gjykatë, flet spanjisht: Jam ende president i Venezuelës, jam i pafajshëm
‘Jam i pafajshëm’ kështu u deklaruar Maduro në hapje të seancës gjyqësore, në sallën e gjyqit në gjykatën federale e Manhatanit.
Mediat ndërkombëtare zbulojnë se Maduro mban veshur një këmishë blu mbi uniformën portokalli të burgut ndërsa ka kufje në vesh dhe po mban shënime.
Kur gjykatësi i Gjykatës së Manhatanit i kërkoi të konfirmonte identitetin e tij, Maduro u përgjigj në spanjisht duke u prezantuar si “presidenti i Republikës së Venezuelës” dhe shtoi se ishte “rrëmbyer”.
Nicolas Maduro iu drejtua gjykatësit Alvin Hellerstein në spanjisht
Jam kapur në shtëpinë time në Karakas”, raportojnë mediat amerikane.
“Jam i pafajshëm, nuk jam fajtor”, shtoi ai
Seanca, gjatë së cilës do të paraqiten zyrtarisht akuzat ndaj tij, pritet të jetë e shkurtër. Maduro akuzohet, ndër të tjera, për komplot për trafik droge dhe terrorizëm, si edhe për komplot për importimin e kokainës në Shtetet e Bashkuara. Me shumë gjasë, ai do të deklarohet i pafajshëm.
Maduro po mbrohet nga juristi amerikan Barry Pollack, I cili më parë ka mbrojtur themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange.