Pentagoni merr masa për të ndëshkuar senatorin për videon anti-Trump
Departamenti i Mbrojtjes po ndërmerr hapa për të ulur gradën e daljes në pension dhe pagën e senatorit Mark Kelly në përgjigje të videos së tij të nëntorit, e cila i paralajmëronte ushtarakët të mos ndiqnin urdhra të paligjshëm.
Sekretari i Luftës Pete Hegseth, në një postim në rrjetet sociale, i quajti komentet e demokratit të Arizonës, "deklarata rebele" dhe pretendoi se ato janë pjesë e një "modelit të sjelljes së pamatur".
Ai tha se departamenti ka filluar procedurat për ta ulur Kellyn nga një kapiten i Marinës në pension në një gradë më të ulët, me një ulje përkatëse të pagës. Kelly ka 30 ditë kohë për të apeluar këtë vendim.
Pentagoni nisi një hetim ndaj Kelly vitin e kaluar, pasi ai dhe demokratë të tjerë të Kongresit publikuan një video, duke u kujtuar trupave se nuk kanë nevojë t'u binden urdhrave të paligjshëm. Kelly, një ish-pilot i Marinës dhe astronaut, ka argumentuar se hetimi përbën hakmarrje politike nga administrata Trump./ Politico.