Max Verstapen shpallet piloti më i mirë i Formula 1 për vitin 2025

Max Verstapen është shpallur piloti më i mirë i sezonit 2025 të Formula 1, sipas drejtuesve të skuadrave, vetë pilotëve, si dhe nga votimi i lexuesve të faqeve të mëdha “Motorsport” dhe “Autosport”.

Drejtuesit aktualë të ekipeve dhe pilotët u pyetën nga Formula 1 që të dorëzonin renditjen e tyre të 10 pilotëve më të mirë, duke përdorur sistemin e pikëve 25- 18-15-12-10-8-6-4-2-1 për të krijuar klasifikime të veçanta.

Në këtë votim nuk mori pjesë asnjë përfaqësues nga Red Bull dhe Ferrari, ndërsa Luis Hamilton, Nico Hulkenberg, Juki Tsunoda dhe Lans Stroll gjithashtu nuk votuan.

Publikimi i “Motorsport” dhe “Autosport”, krijuan renditjen e tyre, ndërsa vlerësimet mesatare garë pas gare të lexuesve të “Autosport” u përmblodhën për të formuar një tjetër “top 10”.

Në të katër rastet, Verstapen u rendit në vendin e parë, por pas tij gara ishte shumë e ngushtë mes Lando Norrisit, George Rusell, Oskar Piastrit dhe Leclerkc.

Kampioni i ri i botës doli pak më i vlerësuar se piloti kryesor i Mercedesit, shoku i tij i skuadrës te McLaren dhe monegasku i Ferrarit.

Këta pesë pilotë u konsideruan gjerësisht si më të mirët e sezonit, megjithëse drejtuesit e skuadrave e renditën Leclerc më poshtë se Fernando Alonso dhe Carlos Sainz.

Hamilton, Liam Louson, Esteban Okon, Stroll, Tsunoda dhe Gabriel Bortoleto nuk u përfshinë në asnjë renditje “top 10”, ashtu si edhe pilotët me pjesëmarrje të pjesshme Xhek Dohan dhe Franko Kolapinto.

Duke aplikuar sistemin aktual të pikëve për të kombinuar këto katër renditje, mund të krijohet një “top 10” global që përfshin mendimet e drejtuesve të skuadrave, pilotëve, gazetarëve dhe tifozëve.