Rasti i Ballukut/ Berisha: Gjykata Kushtetuese nuk është gjë tjetër vetëm një organizatë e shpifur e PS

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese si një organizatë të Partisë Socialiste, duke iu referar vendimit të saj për rastin ‘Balluku’.

‘Gjykata Kushtetuese nuk është gjë tjetër vetëm një organizatë e shpifur e PS’, u shpreh Berisha gjatë një konference për mediat me gazetarët në selinë blu.

Berisha: Mendoj unë se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj për të pezulluar masën e sigurisë dëshmoi nënshtrimin e saj të plotë dhe total ndaj Edi Ramës.

Ftoj çdo shqiptar të pyesë çfarë morali kanë këta gjykatës apo gjykatëse të gjykojnë në themel masën e pezullimit pasi votuan njëherë për heqjen e saj në kundërshtim me ligjin.

Cili është morali i tyre?

Morali i tyre është zero, në rrafshin ligjor flas.

Ata u nënshtruan, u paritën, u kërcënuan, por morën një vendim në kundërshtim flagrant me çdo praktikë të mëparshme.

Mos harroni se ata nuk legjitimuan kërkesën e një të pestës së deputetëve të opozitës në rastin e Sali Berishës duke deklaruar në mënyrën më të turpshme se nuk legjitimohen ata, por parlamenti.

Një turp i paparë ndonjëherë në një kohë kur neni i Kushtetutës është taksativ, një e pesta e deputetëve legjitimohen për të paraqitur ankesa dhe kërkesa në Gjykatën Kushtetuese.

Prandaj Gjykata Kushtetuese nuk është gjë tjetër vetëm një organizatë e shpifur e PS.

E thashë edhe në mëngjes unë, mblidhen me datën 17 për të të shqyrtuar kërkesën e avoketërve të mi të paraqitur një vit më parë, nuk marrin vendim dhe nuk njoftojnë sikur të ishte shpellë mafie dhe jo një gjykatë me rregullat e veta.

Nuk bëjnë asnjë publik në faqen zyrtare sepse marrin urdhra politikë.