Veliaj vijon me taktikat, shtyhet sërish seanca gjyqësore

Shtyhet në datë 19 janar gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë.

Shkak u bë mungesa e Veliajt, i cili nuk ishte shoqëruar nga IVEP Durrës drejt GJKKO si dhe mungesa e disa mbrojtësve ligjorë.

Kjo është e disata herë që shtyhet seanca paraprake në ngarkim të grupit të personave  që janë marrë të pandehur nga SPAK për vepra të ndryshme penale.

Këto janë taktika që kryebashkiaku Veliaj i përdor për të shtyrë seancat dhe për të mos u përballur me akuzat dhe provat në gjykatë.

Deri dje pretendonte se mbahej në burg pa akuzë, ndërkohë që tashmë ka akuzë, ka dokumente, prova, fakte të çuara në gjykatë me një dosje rreth 60 mijë faqe dhe Erion Veliaj nuk shkon të përballet, por i ikën përballjes me drejtësinë.

Mbi kryebashkiakun Erion Veliaj rëndojnë 13 akuza, 9 për korrupsion, për shpërdorim detyre, për pastrim të produkteve të veprës penale, për fshehje të pasurisë, për futjen e sendeve të ndaluara në qeli.