Arrihet akordi, mbërrin sot në Londër trajneri i ri i Çelsit

Tashmë duket se nuk ka shumë dyshime! Liam Rosenior mbërrin sonte në Londër përpara emërimit të tij të pritshëm si trajner i ri i Çelsit.

Mediat britanike raportojnë se intervista formale me drejtuesit e klubit do të zhvillohet brenda 24 orëve të ardhshme.

Gjithçka tregon se Rosenior pritet të marrë zyrtarisht drejtimin e “Blues” javën e ardhshme.

Çelsi synon të hapë një kapitull të ri pas ndryshimeve të fundit në pankinë.

Trajneri anglez shihet si një profil i përshtatshëm për projektin afatgjatë të klubit.

Ndërkohë, RC Strasbourg në Francë ka nisur kërkimet për zëvendësuesin më të mirë të tij.

Gjetja e trajnerit të ri konsiderohet një hap kyç përpara largimit të Roseniorit.

Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të vijë sapo të përfundojnë të gjitha procedurat formale.