Meloni bisedë telefonike me Maria Corina Machado për tranzicionin demokratik në Venezuelë
Nga Alba Kepi
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka zhvilluar një bisedë telefonike me lideren opozitare venezueliane, Maria Corina Machado, ku u diskutuan perspektivat për një tranzicion paqësor dhe demokratik në Venezuelë.
Gjatë telefonatës, bashkëbisedueset u ndalën te situata politike në vend dhe te nevoja për një proces që garanton respektimin e vullnetit të qytetarëve, si dhe rikthimin e parimeve themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Sipas burimeve, u theksua se largimi i Nicolás Maduro-s nga pushteti hap një faqe të re shprese për popullin venezuelian.
Meloni ka riafirmuar mbështetjen e Italisë për një zgjidhje paqësore dhe gjithëpërfshirëse të krizës në Venezuelë, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut, zgjedhjeve të lira dhe respektimit të të drejtave të njeriut.