SYRI TV/ I braktisur nga fati, por jo nga shpresa: Trajan Tandili apelon për ndihmë
69-vjeçari nga Korça, Trajan Tandili bën apel për ndihmë pasi ka probleme me shikimin dhe ka nevojë për ndërhyrje mjekësore, të cilat kanë kosto të larta. Të ardhurat e tij të vetme janë nga pensioni që merr, ndërsa jeton i vetëm prej gati 20 vitesh, pas ndarjes nga bashkëshortja dhe dy vajzat e tij.
Syri TV
Trajan Tandili, 69 vjeç, ka kaluar një jetë të vështirë dhe të mbushur me sfida. Drama e parë e madhe për të ndodhi në vitin 1997, kur u nda nga bashkëshortja dhe dy vajzat e tij. Pas kësaj ndarjeje, jeta e Trajanit mori një rrjedhë të vështirë, ku strehimi dhe mbijetesa u kthyen në shqetësimet kryesore të përditshme.
Sot, Trajani është në pension dhe jeton në një dhomë të vogël falë ndihmës dhe humanizmit të një personi që i ka ofruar strehë. Megjithatë, vështirësitë nuk mbarojnë këtu. Ai vuan nga probleme serioze me shikimin dhe ka nevojë për ndërhyrje mjekësore, të cilat kanë kosto të larta dhe janë të papërballueshme për të.
Pavarësisht gjithçkaje, Trajani nuk e ka humbur dëshirën për të jetuar me dinjitet. Ai apelon për ndihmë nga shteti dhe institucionet përkatëse, pasi shprehet se, nëse do të ketë mundësi shëndetësore, është i gatshëm të punojë dhe të sigurojë vetë një jetesë të ndershme dhe dinjitoze.