Veteranët e UÇK: Gjykata Speciale ka devijuar misionin

Gjykata Speciale ka devijuar nga misioni i saj.

Kështu deklaron nënkryetari i OVL-së, Gazmend Syla, i cili shprehet se ky institucion po bën padrejtësi me gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK që po mbahen në paraburgim në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ndaj për këtë arsye sipas Sylës pati edhe reagim qytetar në protestat masive që u zhvilluan në Prishtinë, Tiranë, Strasburg dhe Shkup.

Syla thotë se për protestat OVL-së ka marrë përkrahjen të gjitha partive politike në Kosovë me përjashtim vetëm të Vetëvendosjes së Albin Kurtit.

Veç protestave, gjatë vitit 2025, veteranët e luftës kanë përdorur edhe mënyrën diplomatike për të denocnuar atë që e quajnë padrejtësi me procesin gjyqësor në Hagë.