Drejtonte mjetin e tij në gjendje të dehur, arrestohet 29- vjeçari në Laç

Një 29-vjeçar nga Laçi është arrestuar pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Ndërkohë, një grua 45-vjeçe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore pas një rrëzimi aksidental në shkallët e jashtme të banesës së saj.

Po ashtu, një tjetër qytetare 28-vjeçe ka raportuar se gjatë mungesës së saj në banesë i janë vjedhur një palë vathë floriri. Po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 29 vjeç, banues në Laç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi është dërguar nga familjarët në spital për ndihmë mjekësore shtetasja P. M., 45 vjeçe, e cila dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në shkallët e jashtme të banesës.

Kurbin/Ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetasja E. B., 28 vjeçe, e cila ka deklaruar se gjatë kohës që nuk ka qenë në banesë, i janë vjedhur një palë vathë floriri. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.